Nora po vjen me medaljen e parë

Sporti

Nora po vjen me medaljen e parë

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2015 Në ora: 10:36

Xhudistja Nora Gjakova (57 kg) arrin në Kosovë. Trimëresha jonë i sjell medaljen e parë historike Kosovës nga Lojërat Evropiane – ‘Baku 2015’. Nora është stolisur me medaljen e bronztë, e cila i bën të mburren të gjithë shqiptarët. “Rrugës për Kosovë - medalja e parë e Lojërave Olimpike Evropiane”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës. Kosova në Baku është përfaqësuar me 18 sportistë dhe fitoi një medalje historike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat