Dopietë për Barçën, katalanasit fitojnë edhe Kupën e Mbretit

Sporti

Dopietë për Barçën, katalanasit fitojnë edhe Kupën e Mbretit

Më: 30 maj 2015 Në ora: 23:34

Messi-Neymar i dhurojnë trofeun e Kupës së Mbretit Barcelonës, që mposht 3-1 në “Camp Nou” në finale Athletic Bilbaon falë 2 golave të argjentinasit dhe 1 të brazilianit. Skuadra e Luis Enriques pas kampionatit bën të sajën dhe Kupën, për të ëndërruar për tripletën, ku më 6 Qershor do të luajë në finalen e Champion League kundër Juventusit.

Që do të ishte një ndeshje fantastike, kjo dihej dhe me tifozerit të dhuronin spektakël në stadium me koreografinë e tyre. Megjithatë ashtu siç pritej himni i Spanjës fishkëllehet në Katalunjë, çka pritet të ketë pasoja për të dyja skuadrat. 20 minuta kaluan para se sfida të zhbllokohej me Messin që shënon një perlë nga të tijat duke çuar në avantazh katalanasit. Barça kërkon t’i mbyllë llogaritë që në pjesën e parë me Neymar që në të 37-tën dyfishon rezultatin. Lionel Messi bëhet protagonisiti i kësaj mbrëmje ku në minutën e 74-t shënon golin e tretë për Barcelonën dhe të dytin personal. Nga ana tjetër golin e nderit për baskët e realizon Inaki Williams në min. 80.

Për Barcelonën është është trofeu i 27-të në historinë e klubit që tashmë kthen sytë nga Berlini ku e pret një tjetër finale drithëruese .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat