Dortmund mbyll sezonën pa asnjë trofe, mposhtet nga Wolfsburgu

Sporti

Dortmund mbyll sezonën pa asnjë trofe, mposhtet nga Wolfsburgu

Më: 30 maj 2015 Në ora: 22:26

Në qiellin e Berlinit feston Wolsfburgu. Ujqërit e Dieter Hecking fituan Kupën e Gjermanisë, të parën në historinë e tyre duke i bërë mbylljen më të bukur një sezoni fantastik ku përfunduan në vendin e dytë në Bundesliga duke siguruar prezencën në Champions League. Wolfsburg dënoi me një largim pa trofe Jurgen Klopp me Dortmundin e tij që u mposht 3-1 në një ndeshje vërtet të pabesueshme.

Borussia synonte të shpëtonte me Kupën një sezon pa ngjyrë të mbyllur në vendin e 7-të në një kampionat ku luftoi edhe për mbijetesën, dhe u duk se do ta arrinte këtë mision, verdhezinjtë në avantazh që në minutën e 5.

Aubameyang ndëshkoi Wolfsburgun duke i paraprirë Naldos në krosin e Kagawas. I menjëhershëm Reagimi i skuadrës së Hecking me Langerak që iu desh të bënte më të mirën një minutë më pas për të mos pësuar. Pikërisht atëherë kur Dortmundi ishte duke dominuar, Luis Gustavo barazoi llogarinë.

Langerak mund të kthejë goditjen e Naldos por jo tentativën e brazilianit. Pas vetëm 10 minutash erdhi dhe përmbysja nën siglën e Kevin de Bryin, që me një gjuajtje të bukur nga distanca shënoi golin e 2-1. Wolfsburgu në avantazh, dhe për t’i dhënë siguri fitores së Ujqërve mendoi Bas Doost, Peresic i dha një asist si një cokollatë dhe sulmuesi e dërgoi në rrjetë me kokë. E bujshme në Berlin. Dortmundi i pafuqishëm për të kthyer gjithcka nga e para edhe sepse Kagawa gaboi gjithcka në të 50-tën në rrëshkitje ndërsa në të 82 Wolfsburg ishte me fat pasi Naldo në vijën fatale ktheu topin e goditur me kokë nga Aubameyang.

Në përfundin 3-1, me Wolfsburgun që festoi të parën Kupë në historinë e klubit, por padyshim skena ishte dhe për lamtumirën e Jurgen Klopp që nuk mundi të përshëndetej me tifozët me Kupën në dorë. 7 vjet dashurie, pasioni e triumfesh u mbyllën pikërisht me Klopp që i jep lamtumirën flamurit verdhezi mes lotësh. Futbolli është i tillë, ka gëzim por edhe lot, emocionet një javë më pas pikërisht në këtë stadium do të shumëfishohen,. Ne Olympiastadion të Berlinit përballen Juventusi dhe Barcelona për trofeun e Uefa Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat