Juve surprizohet në fund nga Verona (Video)

Sporti

Juve surprizohet në fund nga Verona (Video)

Më: 30 maj 2015 Në ora: 20:37

Juventus u shpall kampion i Seria A, tre javë përpara se të mbyllej kampionati.

Skuadra torineze e ka mbyllur ndeshjen e fundit në barazim 2:2 me Veronën.

Në fund të pjesës së parë, Roberto Pereyra pranoi një top nga Pogba për të shënuar një gol fantastik me një goditje nga jashtë zonës (42’).

Me të filluar pjesa e dytë, Luca Toni e barazoi rezultatin me golin e 22-të në Serie A këtë sezon dhe nëse Icardi nuk i shënon tre gola ndaj Empolit, veterani do të jetë golashënuesi më i mirë në Itali.

Një pasim të Pirlos, Padoin e çoi në drejtim të Fernando Llorentes, i cili riktheu avantazhin e Zonjës së Vjetër (57’).

Carlos Tevez dështoi të shënonte nga penaltia në fund të takimit, ndërsa Juan Gomez e barazoi rezultatin në minutat shtesë nga gjuajtja e lirë (90’+3).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat