Dështimi i Kukësit ndryshon planet e Tiranës

Sporti

Dështimi i Kukësit ndryshon planet e Tiranës

Më: 30 maj 2015 Në ora: 18:34

Suksesi i Lacit në finalen e Kupës së Shqipërisë nuk ka triushtuar vetëm Kukësin, që e mbylli pa trofe sezonin e tretë në Superiore, por edhe Tiranën, që nuk do të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm. Bardheblutë shpresonin që Kupa të bëhej pronë e kuksianëve dhe në bazë të këtij skenari kishin hartur një program për të nisur përgatitijet që më 10 Qershor, por planet kanë ndryshuar me pushimet në kampin bardheblu që pritet të zgjasin për një kohë më të gjatë.

Pa Europa Leagen ndryshon edhe strategjia e presidentit Refik Halili për ndërtimin e një skuadre pretendente për sezonin e ardhshëm. Zyra për shtyp e klubit bardheblu ka njoftuar se së shpejti do të emërohet edhe trajneri i ri, që me shumë mundësi do të jetë Shkëlqim Muca, ndërsa për emrat e futbollistëve që do t’i bashkohen skuadrës si përforcime do të mësohen më vonë. Tirana nuk është në emergjencë për lojtarë, cka i jep kohën e mjaftueshmë Halilit që të bëjë zgjedhjet e duhura, por nga ana tjetër pa pjesëmarrjën në Europa League drejtuesit bardheblu duhet të jenë të kujdesshëm për të mos lejuar largimin e elementëve më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat