Priftërinj e hoxhallarë luajtën futboll në Gjilan

Sporti

Priftërinj e hoxhallarë luajtën futboll në Gjilan

Më: 30 maj 2015 Në ora: 17:26

Për herë të parë pas luftës së fundit në Kosovë, bashkësitë fetare të Komunës së Gjilanit në mënyrë vullnetare kanë arritur të tubohen në lojën e futbollit.

Nën patronatin e Komunës dhe Forumit të Bashkësive Fetare të Komunës së Gjilanit, 5 skuadra pjesëmarrëse kanë sprovuar forcat në mes tyre duke dëshmuar se sporti nuk njeh kufi dhe nacionalitet të komuniteteve fetare, raporton rajonipress.

Sekretari i Bashkësisë Fetare Islame në Gjilan, Agim Hyseni, theksoi se ky takim në nivelin e sportit është i mirëseardhur për të gjitha komunitetet të cilat jetojnë në vendin tonë.

Hyseni ndër të tjera tha se po dëshmojmë se Kosova është një vend ku të gjithë mundë të jetojmë pa dallim feje, po dëshmojmë se vendi ynë është vend i tolerancës dhe këtë rrugë duhet ta ndjekim brez pas brezi.

“Është kënaqësi e veçantë se si njerëzit në këtë turne të futbollit po dëshmojnë se kur duam të arrijmë një tolerancë në mes veti nuk ka mundësi askush të na pengoj”, ka thënë Hyseni.

Ai shpjegoi se do të bëhen përpjekje që ky turne i futbollit të jetë tradicional. Këtë turne të futbollit e ndoqën një numër i konsiderueshëm i shikuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat