Torino kërkon Ujkanin, por jo si titullar

Sporti

Torino kërkon Ujkanin, por jo si titullar

Më: 30 maj 2015 Në ora: 16:54

E ardhmja e Samir Ujkanit projektohet në Torino. Portieri Shqiptar pasi refuzoi rinovimin e kontratës me Palermon, ku do të qëndronte nën hijen e Sorrentinos, është shumë pranë marrëveshjes me Torinon, që kërkon një portier me eksperiencë për t’i bërë konkurrencë Padellit.

Mosha e Ujkanit por edhe përvoja që ka fituar te Palermo, janë argumenta bindës për drejtuesit e Torinos, për t’i ofruar një kontratë 26-vjeçarit. Ky transferim pritet të konkretizohet pas 30 Qershorit, datë kur skadon kontrata e Ujkanit me siçilianët. Torinezët synojnë të përfitojnë nga situata, për të siguruar shërbimet e një lojtari që e njeh mirë Serinë A.

Samir Ujkani u bë pjesë e Palermos në vitin 2008, ndërsa në 2009-n iu bashkua Novarës në Lega Pro duke e ndihmuar skuadrën të ngjitej Serinë A. Pas një periudhë të shkurtër huazimi edhe te Chievo në 2013 u kthye te Palermo, por pa mundur ta fitojë vendin e titullarit. Me Kombëtaren Shqiptare Ujkani ka zhvilluar 20 ndeshje, ndërsa me përfaqësuesen e Kosovës është aktivizuar në 4 takime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat