Arrestohen tre tifozë anglezë për vjedhje të biletave të finales së LK-së

Sporti

Arrestohen tre tifozë anglezë për vjedhje të biletave të finales së LK-së

Më: 30 maj 2015 Në ora: 16:16

Mediat në Itali kanë raportuar se tre fansa anglezë janë arrestuar pasi kanë provuar të vjedhin bileta të finales së Ligës së Kampionëve nga Juventusi.
“Zonja e vjetër” do të përballet me skuadrën katalunase në Berlin më 6 qershor në tentim që të marrin trofeun më të madh të futbollit.

Sipas “Corriere dello Sport”, tre fansa anglezë janë kapur teksa kishin hyrë me dhunë në bazën e Juventusit në Corso Galileo Ferraris natën e kaluar.

Ata kishin një hartë të Torinos ndërsa dyshohet se në arrati është edhe bashkëpunëtori i tyre i katërt, gjithashtu anglez.

Plani i tyre ishte që të vidhnin biletat e finales së Ligës së Kampionëve dhe t’i shisnin ato në tregun e zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat