Ujkani drejt Torinos

Sporti

Ujkani drejt Torinos

Më: 30 maj 2015 Në ora: 14:49

Samir Ujkani si duket do të largohet nga Palermo por jo edhe nga kampionati italian Serie A.

Numri një i Përfaqësueses së Kosovës është në fund të kontratës me Palermon dhe ende nuk ka rinovuar edhe pse një kontratë e re iu është ofruar.

Sipas medieve italiane, kapiteni i Kosovës së fundmi ka marrë ofertë edhe nga Torino dhe është duke menduar se ku do ta vazhdoj karrierën e tij.

Përpos Torinos, në Serie A për shërbimet e vushtrriasit interesim kanë shprehur edhe Frosinone.

Ndërkohë ai po kërkohet edhe nga disa skuadra gjermane dhe disa të tjera nga kampionati turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat