UEFA gjobit me 50 mijë euro Shqipërinë

Sporti

UEFA gjobit me 50 mijë euro Shqipërinë

Më: 30 maj 2015 Në ora: 14:15

Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s me 50 mijë euro për ndeshjen Shqipëri – Armeni.

Gjoba është vendosur për shkak të parullave raciste të tifozëve tanë si dhe për hedhjen e flakadanëve në fushë gjatë ndeshjes së 29 marsit në “Elbasan Arena”.

Lajmi është njoftuar nga vetë FSHF-ja në faqen e saj zyrtare. Nëpërmjet një njoftimi, qeveria shqiptare e futbollit u bën thirrje të gjithë tifozëve dhe dashamirësve të futbollit shqiptar që të sensibilizohen dhe të mos kryejnë në të ardhmen akte të cilat dëmtojmë rëndë imazhin e futbollit në Shqipëri dhe financat tona.

“FSHF, pas kësaj gjobe i kërkon sa me shumë mirëkuptim të gjithë tifozëve dhe dashamirësve të futbollit shqiptar të pranishëm dhe jo vetëm në stadiume që të sensibilizohen dhe të mos kryejnë në të ardhmen të tilla akte të cilat e dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit dhe financat tona.

Këto shuma të mëdha gjobash mund t’i shfrytëzojmë shumë mirë në infrastrukturën sportive, zhvillimin e futbollit dhe në rritjen e cilësisë sportive. FSHF-ja kërkon më shumë përgjegjësi, vetëpërmbajtje dhe më shumë dashamirësi për të ndihmuar ekipin tonë kombëtar për një përfaqësim sa më dinjitoz”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat