“Nuk kam ide, si ta ndalim Messin”

Sporti

“Nuk kam ide, si ta ndalim Messin”

Më: 30 maj 2015 Në ora: 12:59

Trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Balderde, ka pranuar se nuk ka bërë asnjë plan për ta ndalur Lionel Messin në finalen e Kupës së Mbretit që zhvillohet sonte.

Messi realizoi në dy triumfet e Barcelonës për trofe në vitin 2009 e 2012 kurse sivjet ai i ndihmoi klubit që të fitojë La Ligan dhe të sigurojë finalen e Ligës së Kampionëve.

“Nuk e di se si do ta ndalim Lionel Messin, por do të provojmë”, ka thënë Valverde. “Ne e dimë se sa i mirë është ai. Nuk mund të them asgjë tjetër për të”.

“Do ta shohim sonte në fushë. Ai është një lojtar që kualitetet i tregon në faza të mëdha, si finalet”, ka thënë veç të tjerash Valverde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat