Juve nuk ndalet, tani synon Oscarin

Sporti

Juve nuk ndalet, tani synon Oscarin

Më: 30 maj 2015 Në ora: 12:41

Juventus nuk e ka ndërmend të ndalet duke transferuar lojtar cilësorë.

Pasi kanë marrë super talentin Paulo Dybala dhe kanë siguruar kampionin e botës Sami Khediran, ‘Zonja e Vjetër’, tani ka sytë nga braziliani Oscar.

Sipas medieve italiane dhe atyre angleze, kampionët e ri të Italisë janë në negociata me agjentin e lojtarit për një transferim të mundshëm në Torino.

24-vjeçari nuk ka qenë i kënaqur me tretmanin që iu është bërë nga Jose Mourinho dhe ka kërkuar largimin nga Chelsea.

Ndërkohë Juventus është afër marrëveshjes me kushtet personale me lojtarin dhe agjentin e tij, ndërsa po përgatit ofertë në drejtim të kampionëve të Anglisë.

Sipas ‘Tuttosport’, bardh e zinjtë do të dërgojnë 30 milionë euro në drejtim të Chelseas dhe pesë të tjera bonuse për t’i bindur londinezët që të heqin dorë nga Oscar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat