Higuain drejt Premierligës

Sporti

Higuain drejt Premierligës

Më: 30 maj 2015 Në ora: 12:13

Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain mund të transferohet në Manchester United, gjatë afatit kalimtar të verës.

Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Napolit, Gonzalo Higuain.

Reprezentuesi argjentinas pritet të largohet nga San Paolo pas një edicioni dëshpërues të Napolit.

Kurse, sipas mediave britanike e ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë tek skuadra e “Red Devils”.

Madje, menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal thuhet se është duke përgatitur një mega-ofertë për blerjen e Higuainit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat