Atletico afër transferimit të talentit argjentinas

Sporti

Atletico afër transferimit të talentit argjentinas

Më: 30 maj 2015 Në ora: 12:00

Atletico Madrid vazhdon punën e saj për transferimin e lojtarëve të talentuar.

Skuadra madrilene njihet si ekip që i bënë të mëdhenj sulmuesit dhe njëri ndër ta pritet të jetë edhe Luciano Vietto.

Argjentinasi 21-vjeçar ka pasur një sezon të mrekullueshëm me Villarealin dhe tani është afër transferimit në Madrid pas kërkesës së Diego Simeones.

Në 44 ndeshje këtë edicion në La Liga dhe në Ligën e Evropës, Vietto ka shënuar 20 gola duke dhuruar edhe tetë asistime dhe kjo ka mjaftuar që Atletico ta mendoj transferimin e tij.

Sulmuesi anësor pritet t’i kushtoj bardh e kuqve rreth 20 milionë euro, ndërsa ai pritet të jetë zëvendësues i francezit Antoine Griezmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat