Klopp afër Liverpoolit

Sporti

Klopp afër Liverpoolit

Më: 30 maj 2015 Në ora: 11:43

Jurgen Klopp është gjithnjë e më afër emërimit në postin e menaxherit të Liverpoolit.

Jurgen Klopp do të drejtojë sonte Borussia Dortmundin në ndeshjen e tij të fundit si trajner, në finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Wolfsburgut.

Dhe, menjëherë pas duelit ai do të duhet të vendos për sfidën e radhës. Së fundmi kanë qarkulluar njoftime se ai dëshiron të pushojë një vit para se të marrë një detyrë të re.

Mirëpo, në mediat britanike gjithnjë e më tepër flitet për një kalim të tij në Liverpool.

Brendan Rodgers vështirë se do të konfirmohet në postin e menaxherit, që në edicionin e ri mund të jetë i Kloppit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat