Tramexani: Shqipëria, “minierë ari” me talente

Sporti

Tramexani: Shqipëria, “minierë ari” me talente

Më: 30 maj 2015 Në ora: 11:28

“Shqipëria është një minierë ari me talente“. Këtë ka vënë në dukje për lojtarët shqiptarë Paolo Tramexani, ndihmëstrajneri i Xhani De Biazit, për “Corrirere dello Sport”. Zëvendëstrajneri i kuqezinjve nuk ka harruar të përmendë edhe disa lojtarë të rëndësishëm nga Shqipëria, duke shtuar se janë disa ata që po japin kontributin e tyre në Serie A. Ai reklamon edhe ata futbollistë që luajnë në kampionate të tjera të Europës.

-Shqipëria është një nga zbulimet e Europ 2016-të. Kualifikimi është afër?

-Është e vështirë, por do të ishte një arritje historike, sepse Shqipëria nuk ka marrë pjesë në një fazë finale të një Europiani ose Botërori. Kemi ecur shumë mirë dhe e dimë që nuk mjafton. Duket të vazhdojmë kështu dhe të jemi të përqendruar

-Çështjet e Beogradit dhe humbja në tavolinë me Serbinë. Kujtimet e tua atë mbrëmje?

-Ajo që ndodhi atë mbrëmje ka qenë e jashëtzakonshme dhe e pabesueshme. Mund të mbaronte shumë më kq. Patëm frikë para ndeshjes dhe atë ditë e kuptuam se situata nuk ishte e thjeshtë. Një qytet i blinduar. Kemi qëndruar në një klimë sureale. Ajo që ndodhte jashtë ishte absurde, por ajo që ndodhi në fushë, ishte ndryshe. Shumë nga lojtarët serbë ulën tensionin, me sensin e tyre të përgjegjshmërisë. Tani jemi duke pritur vendimin e KAS-it, që do të vijë në mes të qershorit. Ka një shpresë për humbjen në tavolinë, që na penalizon shumë.

-Shtatorin e shkuar bëri shumë bujë fitorja me Portugalinë. Së afërmi De Biazi është bërë shqiptar. Kjo do të thotë se jeni adoptuar me këtë komb?

-Është në vend që po na dhuron emocione të jashtëzakonshme. Është një popull tepër human. E shikojnë ecurinë e ekipit si një revansh, për ne është inkurajuese.

-Seria A flet shqip prej vitesh. Tek Laio janë Berisha e Cana...

-Berisha është një portier i zbuluar nga Xhani. Ka cilësi dhe gjatë qëndrimit të tij te Lacio po rritet nga ana profesionale. Loriku është një lojtar i rëndësishëm është një “flamur” për kombëtaren.

-Hysaj është një zbulim i Empolit të Sarrit. Duket se është gati për të bërë hapin e madh?

-Hysajn e ndjek qëkur ishte te të rinjtë e Empolit është një lojtar me rendiment të lartë dhe rrallë gabon në ndeshje. Mund të luajë si në krahun e majtë edhe të djathtë.

-Mes shqiptarëve në Itali është edhe Lila. Luan me Parmën?

-Po më habit. Ka një temperament të jashtëzakonshëm, ndonëse është i ri. Lila është një mesfushor qendre që është luftarak dhe të tillë ka shumë në Shqipëri, që japin shpirtin në fushë. Ai është i veçantë në këtë mënyrën e tij të çmendur.

-Cilët shqiptarë mund të jenë për skuadrat italiane?

-Cikalleshi një sulmues që luan te RNK Spliti. Është i fortë fizikisht dhe mund të luajë si sulmues kryesor dhe i tërhequr. Pastaj Balaj që luan me Rijekën. Ai është një sulmues tipik që zgjidhi ndeshjen me Portugalinë. Një tjetër qendërsulmues është Sadiku që aktivizohet te Zurihu, i cili është i fortë fizikisht dhe ka intuitë për golin.

-Pozicione të tjera?

- Është edhe Roshi, një mesfushor që luan te FSV Frankfurt te Bundesliga 2, i shpejtë dhe që luan në krahun e djathtë.

-Së fundmi De Biazi deklaroi: “Në Itali ka shumë pak uri dhe shumë video-game”....

-Është një mendim i përforcuar nga ajo që shohim në Shqipëri. Ka më shumë uri dhe dëshirë për të rënë në sy dhe për t’u bërë futbollistë. Në Itali, të rinjtë e kanë humbur këtë shkëndijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat