Blatter i thotë Platinisë: Unë fali, por nuk harroj

Sporti

Blatter i thotë Platinisë: Unë fali, por nuk harroj

Më: 30 maj 2015 Në ora: 10:27

Presidenti i ri-zgjedhur i FIFA-s, Sepp Blatter, ka akuzuar UEFA-në për kampanjën e keqe të urrejtjes ndaj tij në zgjedhjet e fundit në institucionin më të lartë të futbollit botëror.
Pas skandalit të arrestimeve për korrupsion të disa zyrtarëve të FIFA-s, ishte Michel Platini ai që kërkoi largimin e menjëhershëm të Blatterit nga posti i presidentit të FIFA-s.

Dhe pasi Blatter sërish i zhgënjeu të gjithë duke u ri-zgjedhur president, tash i ka ca fjalë të rënda për Platinin.

“Eshtë urrejtje, jo vetëm nga një person por nga e gjithë organizata si UEFA, që nuk ishte e involvuar në vitin 1998 kur unë u bëra president”.

“Unë i fali të gjithë, por nuk harroj”, u shpreh Blatter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat