Pique flet para finaleve të Barcë

Sporti

Pique flet para finaleve të Barcë

Më: 30 maj 2015 Në ora: 10:25

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka folur për dy finalet e skuadrës së tij.
Barcelona sonte luan finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletico Bilbaos, kurse katalonasit më 6 qershor në Berlin do të përballet me Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi spanjoll mendon se këto dy finalentdo të jenë të vështira, edhe pse sipas tij, bota e futbollit skuadrën e tij e sheh favorite.

“Bota na sheh si favoritë, por do të jetë vështirë në të dy ndeshjet. Juve luan ndryshe nga Athletico, dhe ata mbështeten në lojtarët si Tevez e Morata, por ata kanë edhe lojtarët si Pogba, Marschisio dhe Pirlo”, tha Pique.

Ai ka shtuar se “Blaugranëtt” do të japin më të mirën që të rrëmbejnë Championsin dhe Kupën e Mbretit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat