Inzaghi: Nuk jap dorëheqje

Sporti

Inzaghi: Nuk jap dorëheqje

Më: 30 maj 2015 Në ora: 09:43

Filippo Inzaghi, trajneri i Milanit, ka deklaruar se nuk do të jep dorëheqje nga kreu i bankinës së “Rossonerëve”.

Sipas mediave italiane, Inzaghi këtë fundjavë luan sfidën e fundit në krye të Rossonerëve, sepse thuhet se Carlo Ancelotti do të marrë drejtimin e skuadrës nga “San Siro”.

Inzaghi thotë se nuk do të jep dorëheqje, por ai thekson se është i gatshëm të largohet nëse klubi vendos për ndryshime.

“Unë nuk jam dorëheqje. Unë kam kontratë edhe më tutje”, tha Inzaghi.

“Nëse klubi vendos të bëjë ndryshime, unë do t’i jem mirënjohës Milanit dhe unë do të vazhdojë diku tjetër”, ka theksuar ish sulmuesi i Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat