Benitez me plan befasues te Reali: Ronaldo rezervist!

Sporti

Benitez me plan befasues te Reali: Ronaldo rezervist!

Më: 30 maj 2015 Në ora: 08:54

Rafael Benitez do të bëjë ndryshime të mëdha te Real Madridi.

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Bentiez, punën e parë që do të bëjë me të arritur në Madrid është të flas me lojtarët ‘sy më sy’.

Mediat spanjolle raportojnë se Benitez është duke planifikuar disa ndryshime të mëdha në skuadrën mbretërore.

Ai dëshiron disa transferime të shpejta, teksa në mendjen e tij ka shumë rotacione. Madje, edhe Cristiano Ronaldo pritet të ulët në bankën rezervë, pasi Benitez mendon se kjo do t’i konvenojë skuadrës.

Ronaldo luajti shumicën e këtij stinori si titullar te Reali, teksa në fazën finale u vërejt lodhja e lojtarit.

Ndryshe, Benitez edhe te Napoli njihet për rotacionet e tij, duke lënë shpesh në bankën rezervë edhe yllin kryesor, Gonzalo Higuain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat