Problem i madh për Barcelonën

Sporti

Problem i madh për Barcelonën

Më: 30 maj 2015 Në ora: 07:06

Presidenti i Santosit, Modesto Roma ka dërguar ankesë në FIFA kundër Barcelonës dhe Neymarit, në lidhje me transferimin e sulmuesit në Camp Nou.

Neymar vazhdon t’i sjellë probleme Barcelonës.

Përveç akuzës për evazion fiskal, transferimi i sulmuesit është përcjell me një ankesë nga presidenti i Santosit, Modesto Roma.

Ai i është drejtuar FIFA-së, me arsyetimin se palët nuk e kanë respektuar marrëveshjen e tyre.

“Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe kemi bërë ankesë zyrtare në FIFA. Santosi ka respektuar gjithmonë legjendat, por tani nuk po flasim për Neymarin si një legjendë, por si një ndërmjetësues. Santos ka bërë ankesë në FIFA kundër Barcelonës, babait të Neymarit, vetë lojtarit dhe kompanisë Sport dhe Marketing”, tha Modesto gjatë një konference për media.

“Santos beson se Barcelona, Neymar dhe kompania kanë kryer shkelje të kontratës në transferimin dhe kërkojnë kompensim nga dëmet e shkaktuara. Klubi do të përdor të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar të drejtat e veta”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat