Laçi mposht Kukësin dhe fiton Kupën e Shqipërisë, Tirana jashtë Europës

Sporti

Laçi mposht Kukësin dhe fiton Kupën e Shqipërisë, Tirana jashtë Europës

Më: 29 maj 2015 Në ora: 23:58

Ka përfunduar me fitoren e Laçit, 2-1 ndaj verilindorëve të Kukësit, finalja e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion.

Një rezultat ky që vendos edhe verdiktin e fundit të sezonit që u mbyll me shpalljen kampion të Skënderbeut, të ndjekur nga Kukësi dhe Partizani, dy skuadra që do të luajnë në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Europës, ndërkohë që i fundit që do t’iu bashkëngjitet atyre është Laçi, duke lënë kështu jashtë kupave të Europës bardheblutë e Tiranës.

Laçi ka kaluar i pari në epërsi me anë të Veliajt në minutën e 28-të, megjithatë, Kukësi ka barazuar me Hasanin pak paara fundit të pjesës së parë në minutën e 45-të.

Edhe në pjesën e dytë skuadra e Cungut ka kontrolluar lojën, duke arritur të shënojë golin e fitores me nigerianin Xhejms në minutën ee 60-të.

Ky është trofeu i dytë i Kupës së Shqipërisë që fiton Laçi pas atij të arritur para dy vvjetësht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat