Tronditet Reali: Ronaldos nuk i pëlqen Benitez, kthehet në Angli

Sporti

Tronditet Reali: Ronaldos nuk i pëlqen Benitez, kthehet në Angli

Më: 29 maj 2015 Në ora: 23:37

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Spanja, pasi nuk është i kënaqur me presidentin Perez dhe nuk e bindë trajneri i ardhshëm Rafa Benitez, shkruan gazeta katalunase Sport.

Ronaldo është i dëshpëruar me Perezin për shkarkimin e Carlo Ancelottit, pasi ishte shumë i kënaqur me të dhe këtë e kishte treguar edhe me anë të një postimi në Facebook.

Në anën tjetër atë nuk e bindë as Rafa Benitez, i cili pritet të emërohet trajner i Realit javën e ardhshme.

Ronaldo e ka urdhëruar agjentin e tij Jorge Mendez që të shqyrtoj ofertat që vijnë në drejtimi të tij, pavarësisht se ka kontratë me Realin deri në vitin 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat