Shpërthen Figo pas ri-zgjedhjes së Blatterit si president

Sporti

Shpërthen Figo pas ri-zgjedhjes së Blatterit si president

Më: 29 maj 2015 Në ora: 23:14

Sulmuesi legjendar portugez, Luis Figo, sërish ka kërkuar nga Sepp Blatter që të tërhiqet nga posti i presidentit të FIFA-s edhe pasi u ri-zgjodh në këtë post.

79 vjeçari arriti që të mposhtë konkurrencën e princit Ali nga Jordania, për të mbajtur pozicionin e tij dhe sërish ka pasur polemika nga ata që kanë ndikim në futboll.

“Sot ishte një tjetër ditë e zezë në Zurich. FIFA ka humbur, por mbi të gjitha, futbolli ka humbur dhe ata që vërtet kujdesen për futbollin kanë humbur po ashtu”.

“Nëse Blatteri do të kujdesej pak për futbollin, ai do të ishte dorëzuar dhe do të tërhiqej. Nëse ai ka ndërgjegje, pak ndërgjegje dhe dinjitet, ai do të largohet vet pas pak ditësh”, u shpreh Figo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat