Ajeti shënoi, Baseli feston titullin e kampionit!

Sporti

Ajeti shënoi, Baseli feston titullin e kampionit!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2015 Në ora: 22:38

Albian Ajeti shënoi golin e fitores për Baselin. Skuadra e Baselit, kampion i ri në Zvicër, shënoi fitore me rezultat 4:3 kundër St. Gallenit, në ndeshjen e javës së fundit në Kampionatin e Zvicrës. Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka u paraqitën titullarë, kurse Ajeti u inkuadrua në minutën e 83-të, por që i mjaftuan pak minuta lojë për të realizuar golin e fitores. Ajeti shënoi gol në minutën e 87-të pas asistimit të Xhakës, ndërsa të tjerat i shënuan: Streller (17'), Samuel (50') e Zulfi (78') dhe për mysafirët: Mathys (30'), Aleksiq (38') e Aratore (54'). Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, luajti nga minuta e 69-të për St. Gallenin, por të pafat që të kthehen me një pikë. Baseli është kampion me 78 pikë, kurse St. Gallen renditet i pesti me 47 pikë. Shkëlzen Gashi është shënuesi më i mirë me gjithsej 22 gola./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat