Ky është asistenti i Benitezit

Sporti

Ky është asistenti i Benitezit

Më: 29 maj 2015 Në ora: 22:34

Ish sulmuesi i Real Madridit, Fernando Morientes mun të jetë asistent i Rafael Benitezit në postin e trajnerit në Santiago Bernabeu.

Rafael Benitez pritet të emërohet në postin e trajnerit të Real Madridit.

Ai është favorit për të zënë vendin e pasardhësit të Carlo Ancelottit të shkarkuar.

Kurse, e përditshmja sportive madrilene “AS” ka njoftuar se Benitez tashmë ka zgjedhur asistentin e tij të parë në Santiago Bernabeu.

Ai dëshiron që së bashku me të në bankinën e Los Blancos ta ketë ish sulmuesin e ekipit, Fernando Morientes.

Morientes që nga viti 2010 ka nisur kurset e trajnerit dhe momentalisht është duke drejtuar një nga grupmoshat e të rinjve në Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat