Ibrahimovic refuzon Milanin

Sporti

Ibrahimovic refuzon Milanin

Më: 29 maj 2015 Në ora: 22:01

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic nuk do të rikthehet në Milan, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Mino Raiola.

Menaxheri i Zlatan Ibrahimovicit ka mohuar deklaratën e Silvio Berlusconit se sulmuesi mund të transferohet në Milan.
Kreu i Rossonerëve ka thënë se është i “fiksuar” nga ideja e rikthimit të suedezit në San Siro, së bashku me Carlo Ancelottin, me të cilin Ibrahimovic punoi në Paris Saint-Germain.

Por, Mino Raiola ka dëshpëruar tifozët e klubit italian.

“Nuk e di. Siç kam thënë, nuk është e mundur për futbollistët e mëdhenj të kthehen në Itali. Më vjen mirë që Berlusconi ka thënë ashtu, por nuk mendoj se është e mundur”, u shpreh Raiola për “Sport Italia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat