Iniesta: MSN, sulmi më i mirë në histori

Sporti

Iniesta: MSN, sulmi më i mirë në histori

Më: 29 maj 2015 Në ora: 20:06

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është i bindur se treshja sulmuese, Messi – Neymar – Sanchez, është trio sulmuese më e mirë në histori të Barcelonës.

Treshja ka kohë që po marrin lëvdata nga gjithandaj bota për lojën fantastike dhe golat e shumtë që kanë shfaqur, teksa Iniesta beson se kjo trio është më e mira që ka pasur Barcelona ndonjëherë.

“Unë kam pasur fat që kam luajtur prapa disa prej sulmuesve më të mëdhenj në këtë klub dhe në gjithë botën”.

“Me këta tre, jam i bindur se askush nuk krahasohet. Për momentin besoj se ne kemi sulmuesit më tëmirë në botë. Mendoj se e ardhmja vetëm sa do të jetë edhe më e mirë. Por, në fund fituese e vërtetë është Barcelona. Unë kam luajtur edhe me Henrynme Eto'on, sulmues të mëdhenj, por të themi se tash edhe kjo treshe është perfekte dhe unike”, potencoi Iniesta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat