RVP, Di Maria dhe Januzaj nuk largohen nga United

Sporti

RVP, Di Maria dhe Januzaj nuk largohen nga United

Më: 29 maj 2015 Në ora: 19:52

Skuadra e Manchester United nuk do të largojë tre nga yjet e sajë në merkaton e verës. Kjo është bërë e ditur nga “Daily Express”.

Fjala është për sulmuesin Robin Van Persie dhe dy mesfushorët Angel Di Maria dhe shqiptarin Andan Januzaj. Holandezi Van Persie ishte i lënduar dhe është pritur se do të largohet nga “Old Trafford”.

Ndërsa dy mesfushorët anësor Di Maria dhe Januzaj nuk kanë pasur një edicion të mirë, pasi në të shumtën e rasteve kanë qenë rezervë.

Për argjentinasin Di Maria interesim kishte shfaqur PSG-ja dhe Bayern Munchen, kurse për Januzajn skuadra e Evertonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat