Cikalleshi e Spliti barazuan me Hajdukun

Sporti

Cikalleshi e Spliti barazuan me Hajdukun

Nga: K.Goca Më: 29 maj 2015 Në ora: 18:58

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, është paraqitur standard për Splitin, e cila barazoi në derbin vendas me rezultat 1:1 me Hajdukun, në ndeshjen e javës së 36-të (e fundit) e Kampionatit të Kroacisë. Futbollisti shqiptar bëri lojë të mirë në derbin e Splitit, ndërsa është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 45+1. Spliti pati mundësi edhe të fitojë, por Erceg humbi penalltinë në minutën e 30-të. Në minutën 16-të, Vidoviç shënoi për Splitin dhe Maloca në atë të 49-tën për Hajdukun. Spliti e përfundoi edicionin në vend të shtatë me 41 pikë, nëntë më pak se Hajduku që renditet i treti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat