​Suarez luan nga fillimi ndaj Bilbaos

Sporti

​Suarez luan nga fillimi ndaj Bilbaos

Më: 29 maj 2015 Në ora: 18:29

Nesër (e shtunë) zhvillohet finalja e Copa Del Reyu në mes Athletic Bilbao dhe Barcelonës. Në këtë ndeshje pritet të luaj edhe sulmuesi Luis Suarez.

Sulmuesi nga Uruguai ka pasur probleme me lëndime, por trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka konfirmuar se ai është gati për këtë ndeshje. “Luis ka stërvitur gjatë gjithë javës dhe është i gatshëm të luajë nga fillimi i ndeshjes”, tha Enrique.

Në anën tjetër Barcelona pas që u shpall kampion në La Liga synon të fitojë edhe Kupën e më pas edhe Champion League për ta mbyllur një vit të suksesshëm më të gjitha trofetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat