Tragjedia që nuk harrohet kurrë

Sporti

Tragjedia që nuk harrohet kurrë

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:59

Viti 1985 kurrë nuk do të shlyhet nga kujdesa jo vetëm e anglezëve por pothuajse edhe nga gjithë bota sportive. Viti 1985 ishte vit i tragjedisë më të madhe që ndodhi në fushën e futbollit. Një natë e trishtueshme që sot e asaj dite kujtohet me shumë trishtim. 30 vite nga tragjedia me 39 viktima e “Heysel Stadium”. Luante Juventus ndaj Liverpoolit. Kanë kaluar 30 vite nga momenti kur Eamonn McCabe kishte marrë detyrën për të punuar si fotograf në finalen e Kupës së Evropës dhe njëra prej fotove të shkrepura prej tij u bë simbol i asaj nate. Fotoja u publikua nga gazeta “The Observer” dhe sigurisht fitoi çmimin si “fotolajmi i vitit”, në vitin e largët 1985. “Kurrë nuk e kuptova se çfarë ndodhi”, - thotë McCabe.

"Ishte e tmerrshme dhe nuk do të doja kurrë të isha përfshirë në atë ngjarje”. “Liverpool ishte mbreti i Evropës në futboll”, tha McCabe. “Ishte gjëja më e tmerrshme që kam parë ndonjëherë”, tregon McCabe. –“Nuk kisha parë kurrë më parë njerëz të shtrirë përpara meje, të pajetë”. Edhe pse 39 persona kishin humbur jetën nga përplasjet, autoritetet kishin vendosur që ndeshja të vazhdonte dhe të luhej deri në fund. McCabe kujton se kishte marrë foto nga fitorja 1:0 e Juventusit, por kurrë nuk i kishte përpunuar ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat