Ky është klubi i ri i Falcaos

Sporti

Ky është klubi i ri i Falcaos

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:54

Radamel Falcao u largua nga Manchester United. Por, në edicionin e ardhshëm ai prapë mund të luajë në Premierligë, tek rivali Chelsea.

E ardhmja e Radamel Falcaos mund të jetë prapë në Angli dhe në Premierligë.

Pas largimit nga Manchester United në skadim të periudhës së huazimit nga Monaco, kolumbiani është në kërkim të një aventurë të re.

Dhe, ai kërkohet nga Chelsea e Jose Mourinhos, ka bërë të ditur “Gianlucadimarzio.com”.

Palët tashmë kanë filluar negociatat për transferimin e tij në Stamford Bridge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat