‘Nuk shikoj video të Messit, i preferoj ato të Casillasit’

Sporti

‘Nuk shikoj video të Messit, i preferoj ato të Casillasit’

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:53

Iago Herrerín ka thënë se nuk shikon video të Messit, por të Iker Casillasit.
Portieri i Athletic Bilbaos, Iago Herrerín ka treguar se si ai nuk shikon video të Leo Messit, por të ikonës së Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas.

Herrerin nesër do të ketë përballë Messin, kur do të takohen në finale të Copa del Reyt.

“Nuk kam video të Messit në iPad. As të neymarit. Kam të futbollit amerikan dhe NBA, më ndihmojnë të motivohem edhe më shumë. Preferoj t’i shikoj paradat e Casilliasit, i cili gjithmonë më ka fascinuar”, tha Herrerin gjatë një konference për media.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat