Del Bosque ‘zbulon’ trajnerin e ri të Realit

Sporti

Del Bosque ‘zbulon’ trajnerin e ri të Realit

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:15

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque është i bindur se Real Madrid do të emërojë Rafael Benitezin në postin e trajnerit.

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque mbështet emërimin e Rafael Benitezit në postin e trajnerit të Real Madridit, në vend të Carlo Ancelottit.

“Është një zgjedhje e mirë. Është një person i përgatitur dhe do të ndihmojë në krijimin e një Real Madridi më të mirë. Ai ka shumë vite si trajner profesionist dhe do të jetë një opsion i mirë për Real Madridin”, theksoi Del Bosque.

“Ndërsa, Ancelottin e vlerësoj shumë. Kam zhvilluar një bisedë me të dhe i kam thënë se ka bërë punë të madhe në Real Madrid”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat