Januzaj në një ekip spanjoll?

Sporti

Januzaj në një ekip spanjoll?

Më: 29 maj 2015 Në ora: 15:37

Raportimet e fundit thonë se shqiptari Adnan Januzaj do të jetë pjesë e skuadrës spanjolle, Sociedadi. Futbollisti shqiptar, anëtar i Manchester Utd, është e mundshme të jetë pjesë e këtij kolektivit, ani se asgjë deri më tash nuk ka zyrtare. Lajmi konfirmohet nga “Oierfano”, e cila raporton se Januzaj edicionin e ardhshëm do të luajë për Sociedadin, por duke mos dhënë detaje rreth marrëveshjes.
“El Fuerte” shkruan se 20 vjeçari është duke i kryer testet mjekësore tek Real Sociedadi, klub në të cilin mund të luajë sezonin e ardhshëm, duke iu bashkuar ish-trajnerit të tij, David Moyes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat