Rushiti tregon për gjendjen e KH Kastriotit

Sporti

Rushiti tregon për gjendjen e KH Kastriotit

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2015 Në ora: 15:11

Klubi me renome Kastrioti nga Ferizajt po ballafaqohet me krizë të madhe financiare. Burimi brenda klubit pak orë më herët tha për gazetën kombëtare “Bota sot” se hendbollistët pa i marr pagat nuk do ta dalin në fushë për të luajtur ndeshjen me Prishtinën, e cila luhet nesër. Sipas burimit, hendbollistët janë në bojkot. Ndërkaq, kryetari i klubit, Izet Rushiti, sqarojë gjendjen që po kalon kolektivi.

“Ne kemi probleme financiare dhe për këtë jemi duke u munduar që të ju sigurojmë që sa më shpejt t’i marrin pagat. Sot do të takohemi me lojtarë dhe pavarësisht pakënaqësive ne do ta luajmë nesër ndeshjen me Prishtinën. Nuk kemi alternativë tjetër”, tha Rushiti për ‘Bota sot’. A do të dalin hendbollistët në fushë kundër Prishtinës? “Nuk e besoj që lojtarët do ta marrin këtë përgjegjësi që mos të luajnë.

Po, do të dalin me siguri, edhe do të hyjmë për fitore ndaj Prishtinës”, thotë Rushiti. A besoni se do të tejkalohet shpejt kjo situatë? “Besoj se po. Sot do të bisedojmë me hendbollistë në mbrëmje”, tha Rushiti. A është e vërtet që i keni borxh lojtarëve paga? “Po, pagën e prillit iu kemi borxh dhe besoj që në këto 2-3 ditë, do të ia japim”, thotë Rushiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat