Skandali brenda FIFA-s

Sporti

Skandali brenda FIFA-s

Më: 29 maj 2015 Në ora: 14:49

Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter ka bërë thirrje për unitet në radhët e anëtarëve të organizatës dhe ka premtuar të punojë për të kapërcyer skandalin e korrupsion nëse rizgjidhet në post.

Zoti Blatter foli në kongresin e 65-të vjetor të FIFA-s në Zyrih të Zvicrës, ku anëtarët do të votojnë sot për të mbështetur apo jo kandidaturën e tij për një mandat të pestë. Princi Ali bin al-Husein i Jordanisë ka vendosur kandidaturë për këtë post.

Blatter tha se arrestimi i shtatë zyrtarëve të lartë të organizatës ka krijuar një stuhi të furishme, por shtoi se kërkon unitet mes anëtarëve në mënyrë që FIFA të vazhdojë përpara.

Ai shtoi se “nuk mendon që këto probleme do të ekzistonin” nëse Rusia dhe Katari nuk do të ishin zgjedhur si vende organizatore për kupat 2018 dhe 2022. Shtetet e Bashkuara ishte ndër konkurrentët që nuk u zgjodhën për kupën e 2022.

Shtetet e Bashkuara ngritën këtë javë padi kundër 14 individëve me akuzat për afere korruptive, transferime të paligjshme fondesh dhe pastrim parash. Një proces i pavarur hetimor është hapur nga Zvicra lidhur me dyshimet për keqmenaxhim dhe pastrim parash në procesin e zgjedhjes së organizatorëve për kupat 2018 dhe 2022.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat