Duro jep dorëheqje

Sporti

Duro jep dorëheqje

Më: 29 maj 2015 Në ora: 14:10

Shpëtim Duro nuk është më trajneri i Partizanit. Trajneri që riktheu të kuqtë pas 7 vjetësh mungese në Evropë konfirmoi lamtumirën ndaj skuadrës që mori në drejtim një sezon më parë. Triumfi sezonal në derbit sezonale me Tiranë ku Partizani shënoi si rrallëherë dy fitore dhe dy barazime pa u mposhtur në asnjë ndeshje nga rivalët e përjetshëm bardheblu, si dhe klasifikimi në vendin e tretë në renditjen përfundimtare të kampionatit, nuk kanë mjaftuar për të garantuar vazhdimësinë e Duros i cili zyrtarizon divorcin me klubin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat