Fillojnë përgatitjet për Lojërat Evropiane

Sporti

Fillojnë përgatitjet për Lojërat Evropiane

Nga: K.Goca Më: 29 maj 2015 Në ora: 11:14

Lojërat Evropiane do të mbahen nga 12-28 qershor në Baku të Azerbajxhanit, ndërsa boksierët kanë filluar përgatitjet për këtë ngjarje të madhe. “Po përgatitemi për Lojërat Olimpike Evropiane, ndërsa në anën tjetër, synimi ynë është të arrihen edhe norma për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Boksierët që do të marrin pjesë në Baku, janë: Naser Shala (64 kg) e Armend Xhoxhaj (81 kg) dhe trajneri Shefki Bogujevcu. Jemi në përgatitje speciale me kombëtaren e Bosnjës dhe të Malit të Zi në Herceg Novi. Përgatitjet vazhdojnë deri më 3 qershor, pastaj zhvendosëm në Ferizaj deri me 11 qershor”, thuhet nga FBOXK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat