Barazim 1-1 mes Hamburgut dhe Karlsruhet

Sporti

Barazim 1-1 mes Hamburgut dhe Karlsruhet

Më: 28 maj 2015 Në ora: 23:26

Skuadra e 18-të e Bundesligës për sezonin e ardhshëm do të mësohet në ndeshjen e kthimit mes Hamburgut dhe Karlsruhet, me dy ekipet që barazuan 1-1 mes tyre në “Imtech Arena”, pas një 90 minutëshi, që ashtu si në rezultat ishte i barabartë dhe në lojë. Karslruhe, që kërkon ngjitjen nga Bundesliga e dytë, arriti të shënojë që në minutën e 4-tërt me një gol befasues të Rouwen Hennings, që fluturimthi kaloi në epërsi miqtë.

Hamburgu shtoi presionin dhe në të 43-tën pati mundësinë më të mirë për të barazuar me Lasagown, por ky i fundit ishte i pafat në gjetjen e rrjetës. Në fillimin e pjesës së dytë, Karlsruhe në dy raste, ju afrua golit Me Torres dhe Nazarov në minutat 53 dhe 55-të, por nuk arriti të mbyllë ndeshjen duke i dhënë mundësinë Hamburgut, që pas një presioni të gjitha të barazonte në të 73-tën me Ilicevicin.

Në minutat e mbetura Hamburg u përpoq të arrinte fitoren por nuk gjeti dot më golin duke lënë gjithcka në barazim 1-1 për ndeshjen e kthimit, ku Karlsruhe do të ketë dhe avantazhin e fushës për të kërkuar ngjitjen mes më të mirave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat