Kastrioti kampion për herë të tretë radhazi

Sporti

Kastrioti kampion për herë të tretë radhazi

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2015 Në ora: 19:18

Kastrioti i Ferizajt, është kampion i ri i Kosovës në hendboll (femrat). Ky është titulli i tretë radhazi apo i shtati i pas luftës për këtë kolektiv. Ferizajaset edhe në ndeshjen e dytë finale të play-off-it, ishin më të mira se Prishtina dhe fituan me rezultat 29:26 (13:14), ndërsa ballafaqimin e parë në Ferizaj e patën fituar me 37:29. Në pjesën e parë u zhvillua lojë me rivalitet të madh dhe prishtinaset ia dolën të shkojnë në pushim me një gol epërsi (14:13). Në pjesën e dytë, përvoja e mysafireve e bëri të veten dhe u kthyen në rezultat. Deri në minutën e 38-të rezultati ishte 17:17, kur kampionet kalojnë në epërsi dhe e thellojnë në 4 gola (19:23) në minutën e 43-të.
Foto: BOTA SOT
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat