“Talenti i Vitit”, fiton Rrahmani i Partizanit

Sporti

“Talenti i Vitit”, fiton Rrahmani i Partizanit

Më: 28 maj 2015 Në ora: 17:35

Shoqata “Sporti na Bashkoi” zhvilloi për të shtatin vit rresht ceremoninë për dorëzimin e çmimit “Talenti i Sezonit” ku mbrojtësi i Partizanit, Amir Rrahmani u shpall fitues.

Çmimi u dorëzua në praninë e dhjetra të pranishmëve në ceremoni ku Rrahmani u shpreh i lumtur për mirënjohjen që i bënë gazetarët, specialistët dhe trajnerët e futbollit në vendin tonë.

Në listën e kandidatëve bënin pjesë edhe disa talente të tjerë të futbollit shqiptar, mes të cilëve edhe Liridon Latifi e Lejdi Bregu të cilët u renditën në vendin e dytë.

Në shkallën më të ulët të podiumit u renditën dy talentet e skuadrës së Apolonisë, Realdo Fili dhe Myrto Uzuni. Kampionët e Shqipërisë u përfaqësuan në këtë ceremoni nga trajneri Mirel Josa i cili u nderua me çmimin e Meritës, ndërsa portieri Orges Shehi u shpall lojtari më “Fair Play”i sezonit që sapo u mbyll./SS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat