Reali, 70 milionë për Sterling

Sporti

Reali, 70 milionë për Sterling

Më: 28 maj 2015 Në ora: 15:23

Real Madridi raportohet se është duke përgatitur një ofertë në vlerën e 70 milionë eurove për transferimin e yllit të Liverpoolit, Raheem Sterling.

Gjigantët spanjollë thuhet se janë pranë emërimit të Rafa Benitez në pozitën e trajnerit për sezonin e ri dhe, sipas 'Mirror', vetë Benitez e ka kërkuar lojtarin e përfaqësueses angleze në ekipin e tij.

Gjithashtu, vlen të theksohet se Benitez ka luajtur një rol kyç tek Sterling, pasi ishte vetë Benitez i cili e morri atë tek Liverpooli kur ai ishte vetëm 15 vjeç, transmeton Koha.net.

Sterling është një nga lojtarët më të kërkuar dhe me Benitezin si trajner i Real Madridit, mundësit janë shumë të mëdha që ai të jetë pjesë e ekipit nga Santiago Bernabeu në sezonin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat