Messi me Argjentinën synojnë Kupën e Amerikës

Sporti

Messi me Argjentinën synojnë Kupën e Amerikës

Më: 28 maj 2015 Në ora: 14:49

Kombëtarja e Argjentinës synon të fitoj Kupën e Amerikës, e cila fillon me 11 qershor dhe përfundon me 4 korrik. Kupa mbahet në shtetin e Kilit, e cila qysh tani ka filluar të sjellë emocione në mesin e tifozëve më të flaktë. Përzgjedhësi argjentinas, Gerardo Martino, ka publikuar listën përfundimtare të futbollistëve që do të luajnë në Kupën e Amerikës. Lionel Messi, Sergio Aguero e Carloz Tevez, do t’i prijnë sulmit të nënkampionit botëror. Karakteristikë është se Messi dhe Tevez do të ndeshen mes vete me 6 qershor në Champions League. Messi me Barcelonën dhe Tevez me Juventusin, synojnë trofeun e Championsit.

Lista e lojtarëve të Argjentinës:

Portierë: Sergio Romero (Sampdoria), Nahuel Guzman (Tigres) dhe Mariano Andujar (Napoli); mbrojtës: Facundo Roncaglia (Genoa), Pablo Zabaleta dhe Martín Demichelis (Manchester City), Ezequiel Garay (Zenit), Nicolás Otamendi (Valencia), Marcos Rojo (Manchester United) dhe Milton Casco (Newell's Old Boys); mesfushorë: Javier Mascherano (Barcelona), Lucas Biglia (Lazio), Éver Banega (Sevilla), Roberto Pereyra (Juventus), Fernando Gago (Boca Juniors), Angel Di María (Manchester United), Erik Lamela (Tottenham Hotspur) dhe Javier Pastore (Paris Saint Germain); sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Carlos Tevez (Juventus), Gonzalo Higuaín (Napoli), Sergio Aguero (Manchester City) dhe Ezequiel Lavezzi (PSG).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat