UEFA kërkon pezullimin e zgjedhjeve në FIFA

Sporti

UEFA kërkon pezullimin e zgjedhjeve në FIFA

Më: 28 maj 2015 Në ora: 14:35

UEFA ka kërkuar që të shtyhen zgjedhjet për kreun e ri të FIFA-s, kjo pas skandalit të fundit korruptim që preku shtëpinë e futbollit botëror.

Nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm Xhani Infantino, UEFA ka kërkuar që zgjedhjet për presidentin e FIFA-s, të programuara për t’u zhvilluar këtë të premte, të shtyhen në një kohë tjetër.

Sipas UEFA-s, drejtuesit e federatave duhen të mblidhen, të diskutojnë dhe të gjejnë mënyra për të mbrojtur futbollin dhe jo për ta vrarë më shumë atë.

Në fund të deklaratës, Infantino ka theksuar se anëtarët e komitetit ekzekutiv të UEFA-s besojnë se tashmë është shumë i nevojshëm ndryshimi i kreut të FIFA-s.

Ndërkohë, presidenti aktual Sepp Blatter ka anuluar konferencën e shtypit që ishte programuar për të enjten.

Sipas mediave europiane, zvicerani 79-vjeçar nuk ka dashur të përballet me pyetjet e gazetarëve mbi arrestimet e zyrtarëve të FIFA-s të akuzuar për korrupsion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat