Vazhdojnë vlimet në basketbollin e Kosovës

Sporti

Vazhdojnë vlimet në basketbollin e Kosovës

Nga: K.G. Më: 28 maj 2015 Në ora: 11:00

Në basketbollin e Kosovës vazhdojnë vlime. Këtë herë reagon ashpër edhe KB Besa e Pejës ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Bordi i KB BESA reagon në lidhje më ngritjen e procedures disiplinore ndaj klubit tone nga komesari i garave të FBK-së.

"Të nderuar bordi i klubit tonë Besa reagon fuqishëm pas vendimit të komesarit të garave të FBK-së që të ngrit procedurë diciplinore ndaj klubit basketbollistik Besa,kinse sipas tyre klubi ynë paska falsifikuar dokumente dhe fletëpagesa.

Të nderuar këto vendime të komesarit janë të pa pranueshme dhe tendencioze pasi klubi ynë nuk ka të bëjë asgjë më ketë akuzë të rendë që komesari i FBK-së e ka ngritur në procedurë diciplinore,që është e drejtë e tij e pa mohuar.

Klubi ynë ka kryer të gjitha obligimet financiare ndaj FBK-së nga fillimi i edicionit 2014-15 e deri më tani duka filluar nga licencimet për ekipin e parë dhe gjeneratat e reja, ndërsa sa i përket fakturave të cilat komesari i ka shkruar në klubi ynë dhe asnjeri anëtar i saj nuk ka të bëjë asgjë më këto lloje falsifikuara si thotë ai,sepse ne si klub në të gjitha ndeshjet parat i kemi paguar para ‘do ndeshje në tavolinë,mirpo pas ndeshjes ‘KB Kastrioti-KB BESA’ në Ferizaj të datës 20.02.2015 në të cilën ndeshje e kemi paguar dënimin e fundit kesh që është absurde dhe kurrë përkundër këtyre pagesave nuk e kemi marr asnje fakturë nga FBK-ja dhe pas kësaj ndeshje komesari na ka thënë se tash e mbas pagesat duhet të kryhen në bankë dhe ne kemi autorizuar njerëz të besueshëm për ti kryer këto pagesa dhe asnjëri nga anëtarët e klubit nuk janë të përfshirë në ketë rast ndërsa tash kinse paskan dalur aty 2 faktura se paskan qenë të falsifikuara e treta nuk ekziston pasi është paguar menjëherë të hënën nga menaxheri i klubit dhe për ketë kemi dëshmi.

Ne nuk jemi të autorizuar që ta kontrollojmë konton e FBK-së kjo është detyrë e atyre që paguhen për ketë punë nga FBK-ja dhe gjitha keto ndeshje janë zhvilluar më izën e komesarit të FBK-së. Ndersa ajo qfarë është shumë primare se komesari i garave së-bashku më punonjësit e tjerë të zyrave të FBK-së e kanë kontrolluar sistemin dhe xhirollogarinë e FBK-së online dhe para cdo ndeshje dhe para cdo ndeshje të klubit tonë ata i kanë thenë delegatit se KB Besa ka kryer pagesat dhe ka të drejtë loje dhe loja ka filluar ka përfunduar dhe është regjistruar ashtu siç janë edhe sot ato rezultate,ndersa tani pas plot 5 muajve ai del duke na dërguar email dhe duke na berë telefonat kërcënuese duke na u drejtuar më ketë tonë "Kurrgjë s’jau kom bo Pejës çka kom me jau bo juve" dhe në menjeherë e kemi kontaktuar Sekretarin Gjeneral të FBK-së z.Leart Hoxha duke ja sqaruar në detaje të gjitha çfarë kanë ndodhur për neve kjo gjë është e pa pranueshme dhe vetë propozimi i komesarit për të na larguar nga elita e basketbollit tonë është i pabazuar si vijon :

**Duke u bazuar në argumentet e lartë cekura, i PROPOZOJË Komisionit Disiplinor të FBK-së që ndaj: Personit përgjegjës të merr vendim konform nenit 20. Paragrafi 1 dhe 4. i Rregullorës Disiplinore: -
“Në raste kur ky dënim i shqiptohet kryerësit të kundërvajtjes I cili mban dënimin e mëhershëm mund t`i shqiptohet dënim unik në kohëzgjatje më shumë se 3 vjet,e më së shumti 4 vjet. Në rast se kryerësi pas dënimit të dytë kryen kundërvajtje të re,mund ti shqiptohet dënimi i ndalesës së përjetshme për loje ose kryerje të detyrës”.
Kurse për KB Besa, per shkak te falsifikimit te dokumentacionit dhe inkuadrimit te lojtarëve pa te drejte loje , sipas dëshmive të falsifikuara, të ndërmerren masa konform nenit 77 paragrafi 2 të Rregullores disiplinore
“Në qoftë se konstatohet se një lojtar është regjistruar me shënime të rrejshme ose dokumente të falsifikuara:
Klubit ose Shkollës së basketbollit automatikisht i shlyhen të gjitha rezultatet e arritura,përjashtohet nga gara për vitin garues në vijim dhe edicionin e ardhshëm”

"Në si KB Besa të gjitha keto ndeshje ne asnje ndeshje nuk e kemi futur në lojë një lojtar pa urdherin e komesarit,kurse apsolutisht ai ska pasur shenime të rrejshme apo dokumente te falsifikuara,sepse ketu komesari i eshte referuar lojtarit amerikan Gordon Ball te cilit vetë i ka dhenë autorizimin të luajë asnje deshmi tjetër apo dokument falsifikant ska eksistuar sepse ai ka marr Loc letrën nga Fiba.

"Gjithashtu sipas tyre i ashtuquajtur kryerësi i veprës nuk ka qenë antarë i KB Besa dhe edhe po të kishte qenë FBK-ja është dashurt të informojë që pagesa ska arritur e jo të shikoj a po qendron klubi ynë në elitë e pastaj të na largojnë më zort pas 5 muajve dhe per ketë fajtor janë vetë sepse ata e kanë dhenë shenjën që loja të zhvillohet,ne konstatojmë se kjo tendencë nuk i perket klubit tonë dhe nga ky moment klubi ynë i benë thirrje institucioneve perkatëse që të merrën më rastin pse jo edhe Policia edhe ne jemi për zbardhjë e ketij monstrumi që nuk e përkrahim asesi dhe ju themi shumë sinqerisht se aspak nuk i frikesohemi vendimit nga komisioni diciplinor sepse ne ketë rast jemi të pastër si loti dhe nuk e kemi asnje gisht në ketë punë,kurse i bejmë thirrje FBK-së që të mos involovohet në marrjën e vendimit njejtë sikur për KB Peja,sepse asnje bazë nuk ka në propozicione që KB Besa të largohet nga elita".

Kjo është një tentativë e radhës për demtimin e imazhit të klubit tonë,sikur që ishte ajo e gushtit 2014,pasi vetë krerët e FBK-së frikësohen nga klubi ynë sepse vitin 2016 ata kanë kuvendin zgjedhor dhe nga frika se ekipet e Pejës do të organizohen për ta rrezuar z.Erolld Belegu (Çka nuk është tentativë e jona)prandaj po mundohen të na përjashtojnë nga garat.

Disa nga zyrtarë të FBK-së kanë marr info se KB Besa do të organizohet fuqishëm ketë edicion dhe po mundohen të na shkatërrojnë mirëpo kesaj nuk do të ja arrijnë sepse e drejta do të triumfoj gjithmonë ne nuk frikesohemi aspak nga kjo i bejmë thirrje komisionit diciplinor që të na therras në seancën e degjimit,gjithashtu i bejmë thirrje ketij komisioni që të mos marr asnje vendim të njëanshëm,pasi dihet se kryetar i ketij komisioni është z.Fidan Hamiti dhe më siguri se tentativa e tij ka më qenë që ekipen tonë ta largojë dhe ekipin e tij rekreative ta fus në elitë,pra keshtu funksionojnë organet e FBK-së kryetari i një klubi kryetar i një komisioni vendimmarrës a s'është ky konflikt interesi ?
Sidoqoftë në jemi të gatshëm të përballemi më çdo lloj akuze", thuhet nga B O R D I i KB BESA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat