Në finale Golden State-Cleveland

Sporti

Në finale Golden State-Cleveland

Nga: K.G. Më: 28 maj 2015 Në ora: 10:30

Golden State Warrios janë kampion të ri të Konferencës së Perëndimit në Ligën NBA në basketboll. Golden State shënoi fitore me rezultat 104:90 kundër Houstonit, në ndeshjen e pestë finale të play-off-it në Perëndim. Basketbollistët e Goldenit në seri të fitoreve 4:1 eliminuan Houstonin dhe tani në finalen e madhe takohen me Cleveland Cavaliers. Stephen Curry shkëlqeu edhe në takimin e pestë, duke shënuar 26 pikë, pati 8 kërcime e 6 asistime dhe ndihmoi skuadrën e tij në fitoren e madhe. Dwight Howard realizoi më së shumti pikë, gjithsej 18 për Houstonin, por nuk mjaftuan për ta sfiduar Golden Staten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat