Sa minuta luajti Celina për Manchester Cityn?

Sporti

Sa minuta luajti Celina për Manchester Cityn?

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2015 Në ora: 10:19

Futbollisti nga Kosova, Bersant Celina, ka shijuar pak minuta lojë në fanellën e skuadrës së mirënjohur, Manchester City. Skuadra angleze është në një turne futbolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila zhvilloi miqësoren me Toronton, duke shënuar fitore me rezultat minimal 1:0. Gjashtë minuta pa përfunduar sfida (84’) George Evans shënoi golin e fitores. Anëtari i kombëtares së Kosovës inkuadrohet në lojë në minutën e 88-të në vend të Boyatas dhe shijoj pak minuta ndaj ekipit nga Kanada. City të premten do të takohet me skuadrën amerikane, Houston.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat