Ky do të jetë përforcimi i parë i Benitezit në Real

Sporti

Ky do të jetë përforcimi i parë i Benitezit në Real

Më: 28 maj 2015 Në ora: 09:15

Rafael Benitez do të transferojë yllin e Liverpoolit, Raheem Sterling në Real Madrid, pasi të emërohet në postin e trajnerit të Los Blancos.

Rafael Benitez është favorit për të zëvendësuar Carlo Ancelottin në postin e trajnerit të Real Madridit.

Kurse, ai tashmë ka bërë gati përforcimin e parë për afatin kalimtar të verës.

Benitez dëshiron transferimin e sulmuesit të talentuar të Liverpoolit, Raheem Sterling, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Mirror”.

Manchester City, Arsenal dhe Bayern Munich, po ashtu janë duke monitoruar Sterlingun, kontrata e së cilit skadon në vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat